Paralajmërohet peticion për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, së bashku me ish të burgosurit politikë, kanë paralajmëruar protestë më 9 korrik për të shprehur pakënaqësitë rreth mënyrës së funksionimit të Gjykatës Speciale.

Këto reagime erdhen pas aktakuzave nga Prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj,- ka thënë se propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është sulm direkt mbi Kosovën, pasi vlerëson se të njëjtit kanë qenë bazë e UÇK-së mbi të cilën u ngrit liria dhe pavarësia e vendit.

“Ishte UÇK-ja ajo mbi shtyllën e të cilës u ngrit liria, pavarësia. Ta sulmosh bazën e UÇK-së, mendoj që e sulmon Kosovën. Jo individin, sepse sot në botë po përmendet që u thirr, u ndal presidenti i Kosovës, ku?.Në një dialog që krejt bota po thotë të bëhet. Dhe ndaj kujt e ndali, ndaj Amerikës”, thotë ai.

Haradinah la fajësuar pozitën e opozitën për moszhbërjen e kësaj gjykate.

“Kurtit nuk i kam kërkuar të zhbëhet Gjykata, por Kurtit i kam kërkuar që të realizojë atë çka ai vet e ka premtuar, pa i kërkuar askush. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë deklaratë, por ia që populli kanë besuar dhe e kanë votuar. Unë kam menduar që ai paku do të tentojë, por u pa herët që nuk është në atë rrugë. Unë kam qenë i bindur që nuk ka me zhbë sepse është pikërisht VV-ja me të cilën ishim marrë vesh atëherë për nënshkrimet dhe ajo prapë ka sabotuar. Kjo është keq që ka dal ajo çka kam thënë. Ish kanë mirë mos me dalë kjo e imja, ka qenë mirë që ia me tentua me zhbë. Por nuk e kanë zhbë as këta të tjerët, kështu që nuk është Kurti më fajtor se ata të tjerët, por janë të njëjtë”, thotë ai.

Por, Haradinaj këmbëngul se amendamentimi i ligjeve që mundëson zbulimin e të gjitha krimeve të ndodhura në Kosovë dhe nga kushdo qoftë, duhet të ndodhë.

Madje për këtë qëllim thotë se do të mbledhin edhe nënshkrimet e duhura për të thirrur seancë e cila detyron deputetët minimumi të shqyrtojnë kërkesat e tyre.

“Ata mund të frikësojnë deputetët, sikur i frikësuan, por ata s’mund të na mohojnë neve të drejtën t’i mbledhim 11 mijë nënshkrime që na garanton Kushtetuta dhe e detyrojmë parlamentin minimum të mbajnë seancë për kërkesat tona. Neve na duhet vetëm një vikend për 10-15 mijë nënshkrime. Për këtë kemi thirr protestë që t’i tërhiqet vërejtja parlamentit, që të vetëdijesohen deputetët. Të bëjnë më të mirën të mundshme dhe nuk i gjen asgjë të kritikojnë dhe të plotësojnë amendamentet e kësaj gjykate, t’i kthejnë dhomat në Kosovë dhe t’i hyjnë zbulimi të të gjitha krimeve”, thotë ai.

Pavarësisht që Qeveria ka marrë vendim që të ndalojë tubimet me mbi 50 persona, Haradinaj zotohet se gjatë protestës do të mundohen të respektojnë të gjitha masat, sepse sipas tij qëllimi i protestës është të mbrojë të drejtën e popullit, por pa e rrezikuar shëndetin.

Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve dhe ish të burgosurve politikë pritet të mbahet të enjten e ardhshme në ora 12:00.