“Oj Kosovë oj nana jonë” – Pamje të rralla nga dasma e Kadri Zekës, 15 ditë para se të vritej me vëllezërit Gërvalla

2 janari shënon në kalendar përvjetorin e martesës së veprimtarit të shquar, Kadri Zeka, me Saime Isufin.

Vetëm 15 ditë më vonë, është dita kur ai u vra në një atentat bashkë me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Në rrjete sociale është publikuar një video pjesë e dasmës së tij në vitin 1982, ku prezentë në ishin edhe vëllezërit Gërvalla dhe shumë veprimtarë të tjerë.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kishte ndodhur në Gjermani, teksa nga autoritet shtetërore gjermane ishte lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit po luftonin mes tyre.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” më 25 janar të vitit 1982 për motivin e krimit do të shkruante se identifikimi i shpejtë i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës, në jug të shtetit ballkanik dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit” do të shkruhej në artikull.