Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

Shërbimin Korrektues i Kosovës ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ  në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast  shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.

Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre  për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin  e përsëritjes  së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji”.

“Presim nga shoqëria e gjerë që t’i pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të  ndihmoi SHKK-në  në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovë”, thuhet në njoftim./Klina info/

SHARE