PDK mban sot konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca e PDK-së mbahet në selinë qendrore të kësaj partie me fillim nga ora 11:00.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Nuk janë bërë të ditura arsyet pse është thirrur kjo konferencë për media.