Sot është Dita Botërore e Kursimeve

31 tetori shënon Ditën Botërore të Kursimeve, ditë kjo e cila ka për qëllim rritje ne ndërgjegjësimit të njerëzve për rëndësinë e kursimit të parave.

Është gjithashtu një ditë për të njohur ndikimin që kanë kursimet në ekonominë globale.

Ekspertët financiarë thonë se duhet të keni të kursyera të paktën aq para sa të mbuloni 6 muaj shpenzime.

Sipas tyre, duke kursyer kaq para, nuk do të keni shqetësimin e vazhdueshëm nëse mund të mbeteni pa punë.

Statistikat e fundit tregojnë se 51 për qind e amerikanëve kanë më pak se tre muaj kursime urgjente në llogarinë e tyre dhe rreth 25 për qind e të anketuarve nuk kanë fare kursime të tilla.

Një arsye për këtë është se shumë njerëz jetojnë nga pagesa në rrogë dhe pasi të paguhen shpenzimet e tyre mujore, ata nuk kanë asgjë shtesë për kursime.