Gjendet shëndosh e mirë e moshuara që u raportua e zhdukur në Skenderaj

Gruaja e moshuar nga Skenderaj e cila gjatë ditës së djeshme u raportua si e zhdukur, është gjetur shëndosh e mirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm,

Kjo është bërë e ditur nga familjarët e të moshuarës përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan që ajo të gjendej.

“Pas shume perpjekjeve intensive per gjetjen e gjyshes sot rreth ores 05:30 eshtë gjetur e gjall Gjyshja jone. Perzemersisht Faliminderit nga te gjithë per kontributin e dhenë ne gjetjen e gjyshes”, thuhet në njoftim.