Përkujtohet mësuesi dhe ish-kryetari i Komunës së Klinës Ismet Rraci

Kryetari i Komunës së Klines, Zenun Elezaj me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të institucioneve arsimore të kësaj komune kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule tek busti i të ndjerit, ish-kryetarit Ismet Rraci.

Ismet Rraci ishte kryetari i parë i Klinës, dhe njëherësh mësimdhënës për shumë vite.

Postimi kryetarit Elezaj

PËRKUJTOHET ISMET RRACI

Në 19-të vjetorin e vrasjes së Ish – Kryetarit të Komunës së Klinës Ismet Rracit, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetarin, Besim Hoti, bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule te busti i të ndjerit.

Ismet Raci ishte mësimdhënës i përkushtuar për shumë vite, që mësoi në frymë patriotike shumë breza të rinj. Ai ishte atdhetar që u sakrifikua në rrugën e lirisë e demokracisë. Prandaj institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë më shumë në ndriçimin e rastit të tij.
Mungesa e tij është e madhe për qytetin Klinës, por qytetarët e Klinës do të jenë përherë krenarë me veprat e tij.