Haliti hedh akuza: Ka plot prej atyre që paguajnë komisionerët të numërojnë votat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për deputet, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ende nuk dihet se cilët kandidatë nga kjo parti kanë arritur të zgjedhen deputetë,

Haliti ka thënë se PDK-ja nuk ka rënie në Pejë, gjersa ka hedhur akuza ndaj komisionerëve që numërojnë votat e kandidatëve në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë.

“Ka plot prej atyre që paguajnë komisionerët që numërojnë votat. Edhe arushat e dijnë këtë. Ligji e ka legjitimu këtë. Është sikur unë të ulem me tre shokë dhe i bëjmë ato gjëra. Këtij ia shtojmë disa vota, atij ia marrim disa, e kështu me radhë.”

“Edhe mbyllja e listave është më e mira, prandaj duhet të jetë një metodë e numërimit që mundëson jo manipulimin e numërimit. Të ketë edhe kamera gjatë numërimit që secila votë të shihet”, tha Haliti në RTK