Lajm i mirë për pensionistët, për muajin nëntor do të marrin 100 euro më shumë

Një lajm i mirë u është konfirmuar pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Atyre do t’iu ndahen nga 100 euro për muajin nëntor.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati.

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka përfunduar ai.