Januz Dervishi e Bujar Balaj, ndihmojnë KB Dukagjinin me veshje sportive e doreza

Drejtori i Klubit të Boksit Dukagjini, Hajdin Balaj ka pranuar në Itali, veshje sportive për boksierët klinas, nga Januz Dervishi.

Dervishi nga fillimi kujdeset dhe furnizon KB Dukagjinin.

Gjithashtu ky i fundit, ka punuar bashkë me Balajn në Kroaci dhe janë marrë që të dy me sport.

Balaj ka falënderuar Dervishin për përkrahje dhe bashkëpunim, ndërsa miku i tij i ka premtuar që do t’i dalë në ndihmë KB Dukagjinit.

Në anën tjetër, edhe kushëriri i Balajt, Bujar Balaj që njëherit është kampion në boks ka ndihmuar boksierët nga Klina, me doreza boksi.