Rritet sërish numri i gjobave në trafik, dje u shqiptuan 650 të tilla

11 aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Pesë prej tyre me të lënduar, pesë me dëme materiale dhe një me fatalitet.

Gjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 650 tiketa trafiku, transmeton klina info

Ky numër është më i larti në muajt e fundit pas vendosjes së masave për parandalimin e COVID-19, ku dalja e qytetarëve me automjete të ndryshme ishte më e paktë./Klina info/