Kylian Mbappe: Liverpooli skuadra më e frikshme në botë, janë si makinë që s’ndalet kurrë

Kylian Mbappe ka thënë se Liverpooli është skuadra më e frikshme në botë.

Sulmuesi francez ka deklaruar se skuadra e Klopp është sikur një vepër e mahnitshme që duhet të shijohet.

Deklaratat lëvduese për Reds kanë bërë që mediat ndërkombëtare të lidhin një kalim të mundshëm të sulmuesit francez te Liverpooli.

“Janë të mahnitshëm. Duken si një vepër mahnitëse që duhet të shijohet. Klopp ka bërë një skuadër që duket si një makinë që s’ndalet kurrë. Atmosfera atje është e jashtëzakonshme dhe kjo ndihmon që kundërshtarëve të ua bëj të vështirë secilën ndeshje në stadiumin e tyre. Shikoj të gjitha ndeshjet e Liverpoolit dhe vërtetë mahnitem nga ta” ka thënë Mbappe./Klinainfo/