Zhvillimet në veri, takohen krerët e shtetit, opozita s’merr pjesë

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional. Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik”, thuhet në njoftimin e presidencës.