Pasi pranoj 10 gola në 39 minutat e para të ndeshjes, skuadra kosovare lëshon fushën

Skuadra gjakovare, United Boys e ka lëshuar fushën në minutën e 39-të, pasi ishte duke humbur 0-10 nga Akademia e Futbollit ‘Australia’.

Pas lëshimit të fushës nga skuadra e United Boys, Akademia e Futbollit ‘Australia’ i ka kërkuar FFK-së që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe t’i ndëshkoj skuadrat që i bëjnë dëm futbollit kosovar.

“Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, ka shkruar në Facebook, Akademia e Futbollit ‘Australia’.