BLICK e quan vëllazëror përballjen e Zvicres me Kosovën

Mediumi zviceran Blick e ka quajtur vëllazëror duelin e së martës mes Zvicrës dhe Kosovës.

Miqësorja mes dy vendeve do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Zurich në ora 21:00.

Në mënyrë të veçantë, janë paraqitur flamujt e dyja vendeve.

Ai i Kosovës në mes ka plusin e artë ndërkaq ai i Zvicrës hartën e Kosovës në mes.

Akoma më të veçantë e bën fakti se tek kombëtarja zvicerane luajnë edhe disa lojtarë shqiptarë si: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e disa të tjerë.

Gjatë një emisioni u theksua fakti se Shaqiri dhe Xhaka, e kishin bërë shqiponjën dy krenare pas shënimit të golave në ndeshjen kundër Serbisë në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Po ashtu u tha se Xherdan Shaqiri, në këpucat e tij me të cilën luan ka flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës të vendosura në to.