Rexhep Selimi për policin e vrarë mbrëmë: Kosova ndjen dhimbje për humbjen e zyrtarit policor dhe veteranit të UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ngushëlluar familjarët dhe shokët e policit që humbi jetën mbrëmë në aksion, Sami Thaçi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, Selimi ka thënë se Kosova ndjen dhimbje për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Thaçi, teksa policit tjetër të plagosur, Artur Mrasori, i ka uruar shërim sa më të shpejtë, pas lëndimeve të marra në aksionin policor që ka ndodhur mbrëmë në Zhur të Prizrenit.

Shkrimi i plotë i Rexhep Selimit: