Haradinaj uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj uroi sot të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj tha se ky muaj forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës dhe faljes mes njerëzve, vlera këto të popullit tonë gjatë gjithë historisë së tyre.‘Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre’.

Haradinaj po ashtu uroi edhe myftiun Naim Tërrnava, Bashkësinë Islami dhe gjithë besimtarët e fesë islame kudo që ndodhen në Kosovë, Diasporë e gjitha trevat shqiptare, duke uruar që ky muaj të sjellë të mira shpirtërore e duke i’u uruar të gjithëve agjërim të lehtë e të pranueshëm.‘Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Agjërim të lehtë e të pranueshëm!’, shkroi Haradinaj.Postimi i plotë:

Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre.Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit!Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

Agjërim të lehtë e të pranueshëm!RH