Ndryshimi i çmimeve për produktet bujqësore ndër vite – Speci dhe Lakra kanë ulje

Produktet bujqësore ndër vite kanë shënuar luhatje të shumta të çmimeve. Disa janë ngritur, por ka edhe nga ato që kanë pësuar ulje.

Njëri nga produktet që ka shënuar ulje ndër vite është speci, transmeton Indeksonline.

Sipas statistikave të ‘ASK’ një kilogram speca në vitin 2015 kishte kushtuar 1 euro e 79 cent. Ndërsa në 2019-tën, çmimi mesatar për një kilogram është 70 cent.

Konstant ndër  vite ka qenë çmimi i një kilogrami grurë. 20 cent ka kushtuar në vitin 2015-të, i njëjti çmim është edhe në vitin 2019.

Kurse çmimi i qepës, është ngritur për dy cent në krahasim me vitin 2015-të. Qepa në vitin 2019-të kushton 44 cent, kurse në vitin 2015 një kilogram qepë kushtonte 42 cent.

Ulje të çmimit për më shumë se 100% ka pasur edhe lakëra. Në vitin 2015-të, një kilogram lakër kushtonte 57 cent, kurse në vitin 2019-të, ajo kushtonte 24 centë.

Në përgjithësi çmimet e grurit, elbit, misërit, tërshërës, sanës, kashtës, jonxhës, lakrës, qepës dhe specit kanë pasur luhatje të vogla.