Era e fortë në Tiranë po rrëzon pemët, apelohet për kujdes

Mot i ligë po mbretëron në kryqendrën shqiptare.

Era e fuqishme në orët e pasditës së sotme ka shkulur nga rrënjët edhe pemë në qytet, derisa janë qytetarët ata që rrezikohen.

Përmes disa imazheve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj ka treguar dëmet, derisa ka apeluar tek qytetarët për kujdes.

“KUJDES erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. 

Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, ka shkruar Velijaj./