Gjendet një person pa shenja jete në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në fshatin Banjë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Gashi.Ai tutje ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes

SHARE