Hajdin Balaj e cilëson humbje të madhe vdekjen e Cen Aliqkaj: Ishte një nga trimat më të mëdhenj

Ka ndërruar jetë një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, Cen Aliqkaj.

Ngushëllime miqve, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve u ka shprehur edhe kryetari i OVL UÇK-së dega në Klinë, Hajdin Balaj.
Balaj për Klinë.info ka thënë se ndjehet i prekur nga kjo vdekje, të cilën e cilësoj si humbje të madhe për të gjithë Kosovën.

“Cen Aliqkaj ka qenë jo vetëm një nga ushtarët e parë që u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por një trim i etur për liri dhe një njeri largpamës dhe me zemër shumë të madhe. Sot, humbëm një nga guximtarët më të mëdhenj”, u shpreh Balaj.

Ndryshe, Balaj kishte pasur fatin të luftonte bashkë me Cen Aliqkaj në Junik, ashtu si edhe me heronjtë, Bekim Berisha, Bedri Shala e shumë të tjerë.