Aksident me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një person

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur dje në orën 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.