Vdes një grua në Spitalin Amerikan, burri i saj dyshon se nuk ia vendosën stendat

Një mashkull ka raportuar në Polici se gruaja e tij ka ndërruar jetë dje në një spital në Prishtinë gjatë një intervenimi,

Sipas asaj që thotë ai, viktima ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar.

Po ashtu i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.

Sinjali mëson se rasti në fjalë ka ndodhur te Spitali Amerikan në Prishtinë

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital.

Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.