Pensionohet Zenun Zeqa, vajza e tij me shkrim emocionues: Veprat tua, krenaria jonë!

Zytari ligjor në shërbimin pronësor juridik në kadastër në Komunën e Klinës, Zenun Zeqa ka dalë në pension.

Me këtë rast vajza e tij, Saranda ka bërë një urim në rrjetin social FB, e cila ka shkruar se veprat e babait të tij, janë krenari për të dhe familjen.

Ky është postimi i saj i plotë:

Babi, urime datëlindjen e 65-të si dhe pensionimin!

33 vite veprimtari me përkushtim,nderë dhe besnikëri ndaj çështjes kombëtare, dhe ndaj qytetarëve të Komunës së Klinës.

Në kohën më të veshtirë, kur ishim nën sundimin e pushtuesit serb, ishe i vetmi qe pate guximin të bëhesh Kryetar i Parë i Kuvendit paralel, dhe të kontribuosh për çështjen kombëtare dhe për qytetarët e Klinës.

Pas luftës, me krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, vazhdove veprimtarinë tënde si:
Drejtor i Administratës së Përgjithshme,
Kryetar i Kuvendit Komunal,
Nënkryetar i Komunës së Klinës,
Drejtor i Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe së fundi
Zyrtar i lartë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Sa do e rëndë qe ishte sakrifica jote, ti kurrë nuk u ndale, sepse për ty nuk ka sakrificë më të madhe se sa shërbimi ndaj Atdheut, të cilit ia kushtove pothuajse tërë jetën!

Të shkruaj për veprimtarinë tënde, fjalët janë të tepërta, sepse veprat tua janë ato që flasin, e për të cilat mburremi me krenari.

Sot, ballëhapur po del nga Komuna, vendi ku edhe e fillove veprimtarinë tënde.

Veprat tua, krenaria jonë!