Kjo është gjendja e 3 të lënduarve në aksidentin që ndodhi sonte në Videj të Klinës

Një aksident trafiku mes trenit dhe një furgoni ka ndodhur para pak minutash në fshatin Videj të Klinës, me ç’rast janë lënduar tre persona.

Klina Info sjellë foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa mëson se tre të lënduarit janë në gjendje stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia janë vend të ngjarjes dhe po merren me hetimet.