ShSKUK: 96 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme dhe në dy klinikat Covid të QKUK janë duke u trajtuar 96 pacientë nga Covid-19,

Në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 68  pacientë, 11  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53  me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë 11  pacientë  dhe në atë të Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28  pacientë, 15 prej tyre të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë , Spitali i Gjakovës, 1  pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2  pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë./