Të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç, mund të aplikojnë në Ushtrinë e Kosovës

Nga sot në Ushtrinë e Kosovës të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nga tash, Ushtria e Kosovës nuk ka kufizim në numër dhe të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

Sipas Mehajt, me votimin e sotëm në Kuvend të tri projektligjeve, avancohet fuqishëm baza ligjore e organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Më tej ai sqaroi se projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, rregullon kompetencat, organizimin, funksionimin dhe fuqizimin e saj përmes inicimit të programeve të veçanta financiare por edhe heqjen e kufizimeve sa i përket rekrutimit të pjesëtarëve aktiv dhe rezervë të FSK-së.

SHARE