Sot hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës sot do të hedhë shortin për garën e Kupës së Kosovës.

Shorti do të hedhet në zyrat e FFK-së, nga ora 13:00.

Aty do të zbulohen kundërshtarët e fazës së 1/16 së Kupës së Kosovës.