BE-ja e vlerëson menaxhimin e financave publike, Murati: Kosova është më e mira në rajon

Ministria e Financave ka bërë “Prezantimin e Vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se Kosova është ndër vetët me përfromacën më të mirë në menaxhimin e financave publike në vitin e fundit.

Murati tha se sipas raportit ky është vlerësim i mirë dhe se performanca është përmirësuar në 11 indikatorë krahasuar me raportin e fundit.

“Kosova ka bërë progres pavarësisht sfidave që është përballur kohët e fundit. Kjo na vendo një prej vendeve me performcën më të mirë në rajon. Po bëjmë punë që edhe këta indikatorë të ngritën. Procesi buxhetor është i rregulluar, kontrolli konsiderohet i suksesshëm”.

Ky vlerësim do të shërbejë edhe si pikë referimi edhe për partnerët. Është bërë punë e mirë, dhe shpresoj që të kemi vlerësime edhe më të mira në të ardhmen”.

Johannes Steanbakek, shefi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, tha se Kosova ka arritur të ketë një rezultat për menaxhim më të mirë të financave publike në Kosovës.

“Dua që të jap një mirënjohje ministrit Murati, deputetët dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë që kanë arritur që të shënojnë një rezultatet në menaxhimin e financave publike, si brenda si krahasuar me shtetet e rajonit. Edhe pse ka hapësirë për përmirësim”.

“Vlerësimi është kryer si pjesë e projektit për të mbështetur reformat në Kosovë. Ky projekt do të vazhdojë deri në fund të vitit tjerë dhe iu kërkojë që të vazhdoni që ta shfrytëzoni”./EO/