Njoftim për shfrytëzues të Asistencës Sociale ne Klinë

Të nderuar shfrytëzues të Asistencës Sociale,

Për shkak të situatës emergjente shëndetësore të shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave dhe Transfereve ka nxjerr Vendim për PEZULLIMIN e procedurave në afat të pacaktuar për riaplikimin e familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale siç janë:

-Ripërtëritja e dokumenteve, Vlerësimet nga Komisionet Mjekësore dhe Verifikimi i gjendjes socio-ekonomike në terren.

Pra, Ju, të nderuar përfitues të Asistencës Sociale, as në këtë muaj, nuk keni nevojë të paraqiteni në Qendrën për Punë Sociale për RIAPLIKIM.
Pas kalimit të gjendjes aktuale të krijuar në vend për shkak të pandemisë, nëpunësit e Asistencës Sociale do fillojnë kompletimin e të gjitha dosjeve të shfrytëzuesve të Asistencës Sociale me dokumentacionin e kërkuar sipas legjislacionit të SNS, si dhe do bëjnë verifikimin e gjendjes socio-ekonomike në terren.

#RriniNëShtëpi

Me respekt,

Drejtori i QPS-së

Ilir Bacaj