Viktoria Plzen – Ballkani, në këto televizione shqiptare do të transmetohet ndeshja

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

Çekët kanë formë më të mirë në 5 ndeshjet e fundit, duke arritur 5 fitore. Në anën tjetër, Ballkani ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Ky takim do të transmetohet në SuperSport 2, ArtSport 1 dhe Klan Kosova.