Rizespor refuzon ta shesë për 3 milionë euro Muriqin

Dy klubet më të mëdha turke interesohen për sulmuesin e Kosovës.

Vedat Muriqi i ka mahnitur të gjithë në Turqi, pas një sezoni fantastik me skuadrën e Rizesporit.

Për 25-vjeçarin nga Prizreni ka shumë oferta, por dy klubet që këmbëngulin më shumë për të nënshkruar me të janë Fenerbahce dhe Galatasaray. Mirëpo problemi qëndron te oferta prej 3 milionë eurosh që ofrojnë të dy klubet, e që për Rizesporin janë shumë pak.

Presidenti i Rizespor, Hasan Kartal ka deklaruar që më parë do të pranojë ta mbajë deri në fund të kontratës Muriqin sesa ta lejojë të largohet për një shifër të tillë.

“Kemi dëgjuar në lajme se ka shumë oferta , por të vetmet oferta zyrtare për të janë nga Fenerbahce dhe Galatasaray”, theksoi Kartal. “Ne nuk mund ta shesim një futbollist të tillë për 2.5 ose 3 milionë euro. Më mirë na bie që ta mbajmë edhe vitin tjetër në skuadër e më pas mund të largohet falas. Kështu mund të kontribuojë akoma për Rizesporin”./Klina info/