Sami Lushtaku vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar sot ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Lushtaku ka qenë i shoqëruar edhe nga disa bashkëpuntorë të tij.

“Vizitë çlirimtarëve në Hagë!” ka shkruar Lushtaku në postimin e tij në rrjetin social facebook.

Ish komandanti nga Drenica nuk ka bërë të ditur se cilin nga të burgosurit e ka vizituar, por duke lënë të kuptohet se ka vizituar të gjithë