Valdet Januzaj dhe Xhafer Berisha vizitojnë familjet e dëshmorëve në Caravik: Klina me Vetëvendosjen!

Istogu e Klina po frymojnë optimizëm para zgjedhjeve elektorale. Dega e VV-së në këto dy komuna janë mobilizuar drejt fitores.

Sot kandidati për deputet nga Istogu në listën e VV-së, Valdet Januzaj dhe ai i Klinës, i cili po ashtu garon në të njejtën parti për një ulëse në Kuvend, Xhafer Berisha takuan qytetarë të shumtë në fshatrat Caravik dhe Gremnik të Klinës.

Ata ishin tek familja e Adem Dakajt, i cili është familjar i tre dëshmorëve. Gjatë luftës Ademit i ranë heroikisht dëshmorë dy vëllëzërit, si dhe bashkë me ta edhe djali i tij.

Pastaj kandidatët tanë ishin edhe tek familja e Ukë Ukajt në Caravik që dha dy dëshmorë gjatë luftës së fundit. Uka është prind dhe vëlla dëshmori.

Takim me aktivistë e simpatizantë u mbajt edhe në SHFMU “Esad Mekuli” në Caravik.

Ndërsa, në fshatin Gremnik, organizuar nga Valon Maxharraj ishin në odën e Sali Turjanit.