Reagon Rexhep Selimi: S’është e vërtetë që kam kërkuar siguri nga ndërkombëtarët!

Reagon Rexhep Selimi: S’është e vërtetë që kam kërkuar siguri nga ndërkombëtarët!

INDEKSONLINEE Premte, 17 Janar 2020 17:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka hedhur poshtë raportimet se ka kërkuar siguri nga ndërkombëtarët, pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

“Është krejtësisht e pavërtetë, nuk e kam kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale. Ai ishte intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.  

Ky ishtë postimi i Selimit ditën kur u ftua nga Specialja

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,

Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyren e Prokurorit të Specialozuar në Holandë”.