Ekrem Kastrati kandidat i Nismës për kryetar të Malishevës

Nisma Socialdemokrate ka vendos që në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Malishevës të kandidoj me Ekrem Kastratin.

Burime te “Indeksonline”, bëjnë me dije se për Kastratin është vendosur në mbledhjen e mbrëmshme që ka pasur ky subjekt në Malishevën.

Partia e Fatmir Limajt udhëheq që dy mandate me këtë komunë.

Ekrem Kastrati është një ish i burgosur politik dhe një nga bashkëpunëtorër më të afërt të Fatmir Limajt.

Ka mbajtur pozita të ndryshme në komunën e Malishevës.

Ka qenë sekretar në MAShT dhe aktualisht është kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.