Tri shoqatat e dala nga lufta, homazhe tek varri i dëshmorit Ramiz Raci

Tri shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Klinë, kanë përkujtuar dëshmorin Ramiz Raci, nga fshati Jelloc i Klinës,shkruan Klina.info

Raci ra heroikisht me datë 07.06.1998, në fshatin Pllozhinë të Komunës së Skenderajt.
Kryetari i OVL-UÇK, dega në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me Shoqatën e Invalidëve me u/d Vesel Berishën dhe kryetaren e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Bahtije Halitin vendosen edhe kurora lule dhe bënë hoazhe tek varri i Ramiz Racit në Grabanicë të Klinës.

Të panishëm në homazhe ishin edhe familjarë e miq të dëshmorit, derisa u tha se falë gjakut të dëshmorëve, ne sot gëzojmë lirinë./Klina info/