Nga VV-ja mohojnë që Skender Merturi është kandidat për Klinën

Javën që lam pas doli lajmi që Skender Merturi do të kandidoj për Kryetar të Komunës së Klinës, por nga VV-ja e mohojnë këtë gjë.

Burimet ekskluzive të Klina Info, janë përgjigjur që krejt këto janë shpifje vetëm për të krijuar huti tek votuesit dhe kanë për qëllim dobësimin e VV-së.

Poashtu, redaksia jonë mëson se dy emrat më të përfolur për Komunën e Klinës nga VV-ja janë: prof.Dr.ass Zafer Gashi si dhe prof. Xhevxhet Berisha.