Jashari: Turp për ata që vodhën vullnetin e lirë dhe festuan për një “fitore” që as vet s’e pritën

Viniciu Jr realizon dy gola të shpejtë për Los BlancosReali kalon në epërsi pas një autogoli të çuditshëm – VIDEOGriezmann është ringjallur, ka realizuar edhe golin e dytë ndaj LiverpoolitAndre Silva barazon ndaj PSG-sëPolicia sekuestron barna të kontrabanduara në kufi me SerbinëArrestohen dy të dyshuar për shitblerje të armëve në KaraçevëViniciu Jr realizon dy gola të shpejtë për Los BlancosReali kalon në epërsi pas një autogoli të çuditshëm – VIDEOGriezmann është ringjallur, ka realizuar edhe golin e dytë ndaj LiverpoolitAndre Silva barazon ndaj PSG-sëPolicia sekuestron barna të kontrabanduara në kufi me SerbinëArrestohen dy të dyshuar për shitblerje të armëve në Karaçevë

Jashari: Turp për ata që vodhën vullnetin e lirë dhe festuan për një “fitore” që as vet s’e pritën

Sinjali.com
19 Tetor 2021 21:09

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka komentuar rezultatet e procesit zgjedhor të 17 tetorit, sipas të cilave, fitues doli kandidati i PDK-së, Fadil Nura.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari shkroi se duhet të ndihen të turpëruar ata që përdorën metoda antiligjore për të marrë vota, ndërsa për veten tha se ndihet krenar për mundin e 4 viteve qeverisje.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një ‘fitore’ që as vet nuk e kishin pritur”, shkroi Jashari.