NË KLINË KA FILLUAR FUSHATA E KORRJE-SHIRJEVE, RENDIMENTE TË KËNAQSHME

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Lorenc Marlekun, kanë përcjellë nga afër fushatën e korrje-shirjeve në Klinë. Po ashtu, kanë vizituar edhe pikën për grumbullimin e grurit, ndërmarrjen “Burimi” në Klinë.

“Me disa fermerë klinas kemi diskutuar për sfidat dhe nevojat të cilat ata kanë. I lumtur të dëgjoj se këtë vit rendimentet e grurit janë të kënaqshme dhe se po shpërblehet puna e madhe e tyre.

Me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për fermerët dhe inkurajimin e tyre për punimin e tokës dhe kultivimin e kulturave bujqësore, këtë vit,në kuadër të dhënies së subvencioneve, për fermerët do të japim makina për mbjelljen e grurit dhe misrit.

Po ashtu, po realizojmë edhe projekte të dobishme në ndërtimin e kanaleve të ujitjes dhe hapjen e rrugëve fushore në disa fshatra.” – ka thënë Elezaj.

Në komunën e Klinës me grurë janë mbjellë rreth 4500 hektarë.