144 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK, kjo është gjendja e tyre

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 144  persona të prekur me COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Në Klinikën Infektive janë 111 raste, në intensivë të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.