De Biasi: Largimi nga Shqipëria më ka kushtuar, por një histori e bukur duhet të ketë një fund

Tri vite më parë, Gianni De Biasi u largua zyrtarisht nga drejtimi i Shqipërisë, me të cilën arriti pa dyshim majën e karrierës së tij si trajner, me pjesëmarrjen në “Francë 2016”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, 63-vjeçari kujtoi me nostalgji përvojën e tij si kuqezi, duke e konsideruar dorëheqjen si një vendin që i ka kushtuar shumë.

“Tri vite më parë vendosa të largohesha nga Kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i trishtë për mua!”, ka shkruar ai,
“Synimi im ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund”.
“Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, ka thënë më tej De Biasi.KlinaInfo