Ky është klubi që po prinë për transferimin e Muriqit

Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe ato turke, ka disa klube angleze të interesuara për futbollistin kosovar.

Mirëpo për ta realizuar këtë objektiv më afër është skuadra e Leicesterit sipas këtyre raportimeve, transmeton IndeksOnline.

Sipas burimeve të këtyre mediave, kjo skuadër është duke synuar që ta forcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Kurse Muriqi është në fokus të shefit të Leicesterit, Brendan Rodgers.

Çmimi i Muriqit aktualisht është duke u vlerësuar për 30 milionë euro.