Policia e kap mat 17-vjeçarin në Pejë duke konsumuar drogë, e ndjekin 70 metra derisa e kapin

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë, ku gjatë patrullimit të Policisë, është kapur mat një 17-vjeçar duke konsumuar narkotikë.

Sinjali mëson se posa Policia është afruar te i mituri, i njëjti ka filluar të vrapojë, me ç’rast zyrtarët policorë i janë vënë në ndjekje, derisa e kanë kapur pas rreth 70 metrave.

Pasi i dyshuari është ndaluar, Policia e ka kontrolluar dhe i ka gjetur një ‘joint’ që është sekuestruar.

Për shkak të posedimit të substancës narkotike, i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të narkotikëve.