Pejë, polici goditet me veturë

Një person i dyshuar është arrestuar dje në rrugën “Adem Jashari”, në Pejë për sulm ndaj zyrtarit policor.

I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 08:00, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht duke e goditur me veturë zyrtarin policor gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Si pasojë e goditjes me veturë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHARE