Neymar arrin marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën

Neymar po rikthehet.Braziliani këtë verë pritet që të bashkohet përsëri me Barcelonën, sipas Sport, transmeton Klan Kosova.Ai dhe klubi katalanas raportohet se kanë arritur marrëveshje pesëvjeçare.Sulmuesi ka qenë i lidhur me një rikthim në Spanjë që prej kur nga aty u largua për Paris Saint0-Germain.Neymar është i përcaktuar që të kthehet në Camp Nou dhe është pajtuar që të fitojë më pak vetëm që kjo të ndodhë.