Rrëfehet Vlora Dumoshi: Ja pse më braktisi Shkumbin Kryeziu për Mimoza Mustafën

Shkumbin Kryeziu sot është i martuar me këngëtaren Mimoza Mustafa, por para kësaj ai kishte një martesë tjetër.

Ish-bashkëshortja e tij Vlora Dumoshi, ka folur për herë të parë për jetën dhe martesën që kishte me artsitin Shkumbin Kryeziun.

Dumoshi e cila njihet si anëtare e LDK-së, ku ka mbajtur disa pozita të larta publike, ka folur për martesën e dështuar me Kryeziun.

Ajo ka treaguar se divorci me Shkumbinin ka ardhur pas një tradhtie që i kishte bërë ai edhe pse në atë kohë ata ishin prindër të dy djemëve.

Në një rrëfim në emisionin “Lemza”, Vlora ka treaguar se ka jetuar me prindërit e tij edhe pas 7 viteve kur Shkumbini ishte larguar nga shtëpia për të jetuar me Mimoza Mustafën me të cilën ka krijuar edhe familje.

Për më shumë ndiqni pjesën kur Vlora Dumoshi flet për martesën e dështuar me Shkumbin Kryeziun.