Lulzim Dragidella e quan të pavërtetë deklaratën e Zenun Elezajt që kanë folur për koalicion

Kryetari i tanishëm i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, në një prononcim për portalin lokal Klina Info ka deklaruar se është në bisedime për koalicion të mundshëm para balotazhit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Për, Dega e VV-së në Klinë, gjegjësisht kandidati për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Lulzim Dragidella e ka mohuar këtë gjë. Përmes një reagimi ai kanë thnë se asnjëherë nuk kanë diskutuar për mundësitë e koalicionit me AAK-së.

Ky është postimi i Dragidellës:
Qendra në Klinë, gjë të cilën më duhet ta kundërshtoj për shkak se nuk është e vërtetë. As unë, as Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë asnjëherë nuk kemi diskutuar për mundësinë e koalicionit me AAK-në. Andaj qytetarë të Klinës, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe unë si kandidat i saj ju them se nuk ka asgjë të vërtetë nga deklarata e z. Elezaj. Çdo të mirë e mirupafshim!