Nga aksidenti, kemi një person të lënduar,

Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:55 minuta në dalje të qyetit të Pejës (përballë fabrikës Mobile Dekor), kur Treni i linjës qarkulluese nga Peja ka goditur një automjet të tipit Mercedes me targa vendore RKS – o3 …-

Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për një të lënduar, që ka qenë ngasës i automjetit, e i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë ekipet tjera relevante.

“Nga aksidenti, kemi një person të lënduar, ngasësi i automjetit dhe që është jashtë rrezikut për jetë. Ka kaluar me lëndime të lehta fatmirësisht. Hetuesit e trafikut rajonal i kanë filluar hetimet e shkaqeve që kanë çuar tek ky aksident.”-deklaroi Ibra.