Peja mbështet fuqishëm AAK’në dhe Lahi Brahimajn

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj ka njoftuar se ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Pejës,

Brahimaj, gjatë një takimi që ka pasur në këtë komunë, ka deklaruar se është falenderues ndaj qytetarëve  për mbështetjen që i kanë ofruar.

“Sot mora mbështetjën për Aleancën dhe Ramushin President nga aktivistë dhe qytetarë të Pejës, mbështetjën që më ofruan dhe mua si kandidat për deputet, për çka edhe u jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Gjithashtu numri 22 i listës së AAK’së ka falenderur organizatorët e këtij takimi.

“Falënderim të veçantë për nënkryetarin e ARK-së Flamur Sejfija dhe Labinot Dizdarin për organizimin e sotëm që ishte perfekt dhe angazhimin e tyre për Aleancën. Dalshim faqebardhë!”, ka thënë Brahimaj.